VIDEO/ Provokon Florian Markun, boksieri irlandez bën ftesë të hapur: Ai vetëm sa fryhet, le të ndeshemi

Florian Marku mbrojti titullin e tij në kategorinë e peshave të lehta, duke fituar me pikë kundër francezit Jorick Luisetto. Nuk ka vonuar shumë dhe ka mbërritur kërkesa e parë për boksierin shqiptar. Stevie McKenna ka reaguar në rrjetet sociale, duke u vetëofruar për një duel me Markun.

“Nuk do e kisha problem një përplasje me këtë shokun Marku. Ai vetëm fryhet. Le të ndeshemi“, shkruan Stevie McKenna. Ky i fundit është i pamposhtur deri më tani, ku në 10 duele numëron 10 fitore, 9 prej të cilave me “knock out”.

Megjithatë nisur nga statistikat e rivalëve, vihet re se humbja nuk ka qenë diçka e re për ta. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Markut për irlandezin, duke qenë se dëshira e madhe për shqiptarin është të jetë në të njëjtin ring me Conor Benn-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online