Paris Saint Germain hakmerret ndaj finales së humbur kundër Bajernit vitin e kaluar. Francezët u kualifikuan me rregullin e golit të fushës kundërshtare (2-3/0-1) edhe pse numri i golave total ishte i barabartë. Pavarësisht se Bajerni ishte dominues në fushë në të dyja sfidat ishin parizienët ata që u treguan më pragmatistë, duke siguruar dhe biletën për në gjysmë finale.
Në momentin që arbitri akordoi fundin e takimit, Neymar festoi së bashku me Paredes duke provokuar Kimich që ndodhej përpara tyre, i cili mjaft i mërzitur u detyrua të shikonte gëzimin e madh të kundërshtarëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Neymar comemorando a classificação na frente do Kimmich pic.twitter.com/iLCdIj8fXj
— Italo Santana (@ItaloSantana_1) April 13, 2021