VIDEO/ Pritja mori fund! Shkoi në ekipin e ri, shikoni se çfarë pritje i bëjnë Vozinha-s pasi zbret në aeroport

Pas ditësh të mbushura me pasiguri dhe spekulime, portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinja, ka mbërritur më në fund në Kili për t’iu bashkuar gjigantit vendas Colo Colo. Transferimi i tij u shoqërua me shumë pengesa, pasi udhëtimi drejt Amerikës së Jugut u shty plot tri herë për shkak të problemeve me dokumentacionin dhe çështjeve personale. 40-vjeçari, i cili u bë një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës 2026 falë paraqitjeve fantastike me Kepin e Gjelbër, u prit në aeroportin e Santiagos nga qindra tifozë entuziastë. Me flamuj, këngë dhe pankarta, ata i rezervuan një pritje të jashtëzakonshme portierit që fitoi zemrat e tifozëve me pritjet spektakolare ndaj Spanjës, Uruguait dhe Argjentinës.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Falënderoj tifozët për durimin dhe mbështetjen. Shihemi në stadiumin Monumental”, deklaroi Vozinja menjëherë pas mbërritjes së tij. Colo Colo kishte zyrtarizuar marrëveshjen me portierin që më 24 korrik, por vonesat e përsëritura krijuan dyshime se transferimi mund të dështonte. Megjithatë, saga mori fund me mbërritjen e tij në Kili, ku tani pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të nisë menjëherë stërvitjen me ekipin. Tifozët e Colo Colo besojnë se eksperienca dhe forma e treguar nga Vozinja në Botëror do ta ndihmojnë skuadrën të luftojë për titullin kampion dhe të ketë një ecuri sa më të mirë në garat kontinentale sezonin e ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/