VIDEO/ Prishtina debuton me këmbën e mbarë në Champions, bardhekaltrit kualifikohen me sukses në finale

Prishtina ka bërë mbrëmjen e sotme debutimin e parë në turet kualifikuese të Champions League. Bardhekaltrit e kanë nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e tyre në arenën europiane, teksa kanë mposhtur në “Elbasan Arena” kampionët e San Marinos, Folgoren.

Skuadra shqiptare ka fituar gjysmëfinalen me shifrat e pastra 2-0, ku i pari tundi rrjetën Krasniqi, ndërsa në minutat shtesë ishte Hoti që dyfishoi rezultatin. Një fitore e tillë e dërgon Prishtinën në finalen e raundit paraeliminator, ku do të synojë një vend për në turin e parë kualifikues të Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online