Merkato është mbyllur dje në pjesën më të madhe të vendeve të Europës. Sigurisht që në janar është e vështirë që të gjesh lojtarë pa kontratë apo që bëjnë diferencën, ndaj jo më kot konsiderohet si një merkato riparuese. Skuadra e Bërnlejt ka kryer një lëvizje në orët e fundit të ditës së djeshme, duke afruar sulmuesin e Stok Sitit, Piter Krauç.
38-vjeçari ka një CV për t’u admiruar pasi më par ka qenë edhe pjesë e Liverpulit e Totenhemit. Gjithsesi, më shumë se lëvizja vëmendje ka tërhequr video që që skuadra e Bërnlit ka bërë prezantimin.
Në postimin e klubit shfaqet një robot, i cili duket që në daljen e ambienteve të klubit e deri në brendësi, kur befas përplaset nga një top. Sulmuesi i ri shfaqet në atë moment dhe është konsideruar si e mjaftueshme për të bërë prezantimin. Prezantim i veçantë, që ka habitur jo pak, por e sigurt është se ka marrë vëmendjen që drejtuesit kanë dashur për lëvizjen e fundit në merkato.
Announcing… ?@petercrouch pic.twitter.com/AsqauruKHp
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) January 31, 2019