Lika: Nuk është ndeshje përcaktuese, ia dalim dhe me grupin që kemi

Vllaznia po kalon një sezon të vështirë, pasi për herë të parë i duhet të garojë në Kategorinë e Parë. Në Shkodër e konsiderojnë më shumë se detyrim ngjitjen në elitë, por rruga nuk do të jetë aspak e lehtë, ndonëse kuqeblutë kanë bërë një gjysmë edicioni të kënaqshëm dhe konsiderohen si favoritët kryesor për rikthimin në Superiore.

Takimi i radhës për skuadrën shkodrane është me ekipin e Erzenit, një skuadër që po ashtu pretendon vendin e parë. Trajneri Hasan Lika foli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku tregoi pritshmëritë që ka për takimin me skuadrën nga Shijaku, por nuk anashkaloi dhe merkaton.

NDESHJA – “E kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje dhe do hyjmë në fushë me objektivin e vetëm për të marrë maksimumin prej saj. Erzeni është një nga ekipet më të mira të grupit tonë dhe kuptohet ka edhe ai pretendimet e veta, megjithatë edhe ne kemi tonat. Nuk e konsiderojmë një takim përcaktues për të ardhmen e Vllazninë, ndoshta më shumë është përcaktues për Erzenin”.

MERKATO – “Kemi marrë dy lojtarë gjatë kësaj periudhe, një me përvojë siç është Kruja dhe një tjetër, një element të ri nga Nigeria i cili është vëzhguar nga drejtuesit e klubit dhe shpresoj të na shërbejë për të ardhmen”.

OBJEKTIVAT – “Skuadra është e plotësuar dhe besoj se do ia dalim të arrijmë objektivin që kemi me kontingjentin aktual të futbollistëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online