Arrihet paqja! Ibrës i vjen telefonata nga trajneri, Kosova pret në “Fadil Vokrri“ njëriun që nuk njeh moshë

Një marrëdhënie me shumë ulje dhe ngritje e aspak e qetë ka qenë ajo mes Zllatan Ibrahimoviç dhe Jan Anderson. Trajneri i Suedisë dhe sulmuesi shtatlartë nuk janë ndarë mirë me njëri-tjetrin pas largimit të Ibrës nga Kombëtarja 5 vite më parë. Thumbime në distancë ka pasur përgjatë kësaj kohe, por në fund duket se është paqja ajo që do të mbizotërojë.

Sipas asaj që raportohet në media, futbollistit të Milanit i ka mbërritur tashmë telefonata nga Anderson, që e ka përfshirë në listën paraprake për 3 ndeshjet e marsit. Statistikat e 39-vjeçarit këtë sezon flasin vetë dhe veshja e fanellës së verdhë përsëri është çështje ditësh.

Kjo ftesë për një lojtar si Zllatan Ibrahimoviç do i hapë më tepër punë Kosvës, e cila pret Suedinë në “Fadil Vokrri” për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Dardanët do të luajnë përballë njeriut që duket se nuk njeh moshë, ndërsa diçka është e sigurt, me të në fushë asgjë nuk do të jetë e lehtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online