Arbitrat po vazhdojnë me gabimet e tyre kundër Juventusit në këtë sezon në Seria A. Këtë herë ka ndodhur në përballjen kundër Lacios, me pjesën e parë që është mbyllur në shifrat 1-1. Në minutën e 25 të ndeshjes, kur miqtë ishin në avantazh, Hoedt kap topin me dorë në zonën e Lacios.
Menjëherë kanë reaguar lojtarët e Juventusit që kërkon penallti nga arbitri, por kryesori i takimit ishte i vendosur dhe e kishte pamjen fare të qartë, duke mos kërkuar ndihmën e VAR. Loja ka vazhduar normalisht, ndërsa tifozët bardhezinjë ndihen të vjedhur dhe kanë reaguar në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/
S C A N D A L O S O! Scandaloso. Scandaloso. Schifo @SerieA #JuveLazio almeno andare al monitor a vedere. Da denuncia. pic.twitter.com/JNjqiaTG81
— Juventus Mercato (@J_Mercato) March 6, 2021