“Pamë gola spektakolar në Superiore“, Zhupa krahason epokat: Para viteve 90 stërvitjet kanë qenë më të mëdha

Ditën e nesërme skuadrat e Superiores do të zbresin përsëri në fushë për të zhvilluar janën e 23-të të kampionatit. Gara ka hyrë në një fazë të nxehtë javët e fundit, teksa diferenca mes vendit të prë dhe atij të dytë është vetëm 1 pikë. Për të analizuar më tepër futbollin shqiptar, trajneri Eduard Zhupa ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora Neës“ të moderuar nga Altin Sulçe. Zhupa është shprehur cilësia ka ardhur në rritje, ndërsa një krahasim me periudhën e para viteve 90, thekson se në atë kohë lojtarët stërviteshin më tepër.

“Duke ardhur duke u rritur cilësia. Gara do jetë shumë e fortë. Finalizimi ka akoma mundësi të mëdha për të qenë më spektakël. Po të shikoni javën e fundit pamë disa gola spektakolar. Kjo tregon edhe punën që është bërë në këto skuadra respektive. Edhe sa i përket cilësive individuale të lojtarëve, koordinime dhe goditje të bukura që mendoj i kanë munguar kampionatit shqiptar.

Stërviteshin më tepër para viteve 90 apo sot? Para viteve 90 ka pasur seanca paradite dhe pasdite 2 herë në javë. Volumet kanë qenë jashtëzakonisht më të mëdha dhe ka qenë infrastruktura shumë e mirë. Partizani ka pasur infrastrukturë që përveç stërvitjes që mund të mbaroje paradite, nuk humbisje kohë për të shkuar në shtëpi, por kishe mensën, hotelin që ushqeheshe, kishte pjesët e rekuperimit dhe shumë gjëra të tjera që në këto momente mungojnë në skuadrat profesioniste”, ka deklaruar Eduard Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online