VIDEO/ Portieri serb i Kanadasë i la golin qesharak Marokut, në Kroaci mendojnë se ishte e planifikuar për t’i nxjerrë jashtë: Ky tipi vetëm futboll nuk luan…

Kanadaja nuk ka bërë surprizën ndaj Marokut duke i lënë fitoren këtyre të fundit në shifrat 1-2. Goli i parë i pësuar ishte më shumë se qesharak, teksa portieri i Kanadasë i dhuroi golin Ziyech. Bëhet fjalë për Milan Borjan, i lindur në Kanada me prindër me origjinë serbe dhe që luan në kampionatin e Serbisë. Mënyra sesi gaboi ky portier te goli i Marokut ishte thjesht e pakuptueshme.

Për këtë arsye, trajneri i njohur në Kroaci, Zoran Zekic, la të nënkuptohej një plan të mirëmenduar nga ana e Milan Borjas në mënyrë që Maroku të kalonte më tej dhe që Kroacia të dilte jashtë Botërorit në rast të humbjes me Belgjikën, duke qenë se Kanadaja i kishte “larë duart” më herët. “Ai tipi(portieri) mesa duket, merret me gjithçka, por jo me futboll. Është më mirë të mos lësh njeri fare në portë”, tha Zekic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online