Ngjarje e shëmtuar në Sandërlend, ku portieri i Kombëtares angleze Xhordan Pikford u përfshi në një grindje masive, ku nuk munguan as grushtet.
Ylli i Evertonit dhe Anglisë ishte në Sandërlend për të takuar miqtë e tij, pasi është prej atij qyteti dhe ka luajtur me “Macet e zeza” deri në viirn 2017.
Në dalje të një pabi Pikford u provokua nga disa tifozë, me shumë gjasa të Njukasllit, që lëshuan batuta edhe kundrejt të fejuarës së tij. Situata u nxeh dhe plasi boksi, ndërsa dikush filmoi me telefon dhe video ka marrë dhenë. Evertoni ka njoftuar se ka nisur një hetim për këtë histori.
Pickford got in shit yesterday apparently… pic.twitter.com/1Z77wdZMcz
— Cullo1878 (@alexmcculloug12) April 1, 2019