VIDEO/ Polonia i hap telashe vetes! Një interist i befason, polakët rrezikojnë kalimin e grupit

0

Polonia nuk e ka nisur aspak mirë këtë Kampionat Europian, teksa janë mposhtur me shifrat 1-2 kundër Sllovakisë. Rivalët e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit e kanë gjetur veten në disavantazh që në minutën e 18, kur Mak driblon bukur polakët dhe më pas tund rrjetën me gjuajtjen e tij.

Polonia e nis furishëm pjesën e dytë dhe në vetëm 30 sekonda vendos baraspeshën falë Linetty, por më pas gjërat nuk shkojnë ashtu siç e kishin planifikuar. Krychowiak lë skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 62-të, duke prishur kështu ekuilibrat e lojës. Pak minuta më vonë është një interist ai që befason polakët. Skriniar bën heroin dhe me një gjuajtje mjaft të arrirë i dhuron fitoren Sllovakisë.

Lewandowski me shokë përpiqen deri në fund për të rrëmbyer të paktën një pikë, por pa sukses. Një humbje e tillë i rrezikon shumë polakët, që duke ditur se përballjet e tjera i ka me skuadra si Suedia dhe Spanja mund të mos shkojë më larg se grupet e këtij Europiani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.