VIDEO/ Polemika edhe në Champions League, dy penalltitë e padhëna për Villareal-in që mund të gjunjëzonin Liverpool-in

Villareal-Liverpool ishte një ndeshje që dhuroi spektakël për tifozët. Spanjollët flirtuan me finalen në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë të lojës djemtë e Klopp-it përmbysën çdo shpresë të mundshme të tyren. Por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe për “nëndetësen e verdhë”.

Polemikat nuk i shpëtojnë as Champions League-s, teksa Villareal-i pretendoi për dy penallti gjatë pjesës së parë të takimit. Fillimisht në minutën e 12 të takimit lojtarët e ekipit spanjoll kërkojnë një 11 metërsh për një dorë të zgjatur nga Keita në fytyrën e Coquelin-it, por gjyqtari e konsideron gjithçka të rregullt. Më vonë, në minutën e 37, portieri Allison Becker ndërhyn në zonë për të marrë topin dhe lojtari i Villareal-it rrëzohet përtokë. Por edhe në këtë rast arbitri nuk i ka fryrë bilbilit.

Sigurisht, nëse gjyqtari do të kishte vendosur ndryshe, atëherë fati i takimit mund të merrte një rrjedhë krejt tjetër. Kjo pasi një rezultat i mundshëm 4-0 që në pjesën e parë të lojës, do të kishte gjunjëzuar Liverpool-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online