Quajeni…gjeniu! Dikur ishte kthyer në një ekip për meme, Klop e dërgon Liverpulin në 4 finale brenda një sezoni

Një fanellë e rëndë është ajo e Liverpulit që mbart shumë histori në vete, por në vitet e fundit para se të mbërrinte Klop, kjo skuadër ishte kthyer në objekt tallje për tifozët. Pesha e klubit kishte nisur të binte ndjeshëm pasi ishte shumë larg sukseseve të mëparshme. Por me ardhjen e gjermanit ndryshoi gjithçka në vitin 2015, teksa Liverpuli ndodhej në vendin e 10 në Premier League. “Ne duhet t’i shndërrojmë jobesimtarët në besimtarë, tani. Do të shohim një futboll të egër në Anfield”, ishte premtimi i parë që Klop bëri në konferencën për shtyp.

Skuadra ndryshoi rrënjësisht dhe viti 2022 është simbolika më e mirë e punës së jashtëzakonshme që ka arritur ky trajner, me ciklin që duket se nuk do të mbyllet kurrë. Liverpuli ka arritur në finalen e Champions League, në finalen e Carabao Cup dhe në finalen e FA CUP. Të gjitha këto kanë ardhur brenda këtij sezoni, ndërsa një finale më vete është ajo që po zhvillohet për titullin kampion në Premier League, teksa skuadra e Klop është vetëm një pikë larg Manchester City kryesues. Një gjeni i aftë për të bërë mrekulli… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online