VIDEO/ Pogba tregon vlerat dhe nxjerr nga situata “djajtë”, VAR-i shpëton Tottenham-in e Mourinho-s

Pas një periudhe tremujore pa asnjë ndeshje futbolli, ditën e sotme u zhvillua supersfida Totenham-Manchester United. Kjo ndeshje ishte mjaft e rëndësishmë për luftën për një vend në Champions League. Megjithatë asnjëra nga skuadrat nuk arriti të përfitojë, pasi rezultati përfundimtar u nda në shifrat 1-1. 20 minutat e para ishin mjaft të qeta, me të dy skuadrat që kërkonin ambjentimin në fushën e lojës.

Por ishin Spursat ata që realizuan goditjen e parë në portë. Pas një gabimi në mesfushë, Bergëijn arriti të përfitonte duke shënuar golin e parë të takimit. Ky gol i dha një vetëbesim mjaft të madh lojtarëve të Totenhamit, të cilët morën frenat e lojës në minutat në vazhdim. Goli i barazimit do të vinte nga pika e bardhë e penalltisë dhe do të shënohej nga Fernandez.

Por lojtari kyç për realizimin e golit ishte Pogba, i cili arriti të driblonte mbrojtësin e Totenhamit dhe të fitonte një njëmbëdhjetëmetërsh. Edhe pse nuk e nisi nga minuta e parë e takimit, Pogba gjithmonë mbetet shtylla kryesore e skuadrës së ‘’djajve të kuq’’. Në fundin e takimit, arbitri akordoi një penallti të dytë për Manchester United, pasi u pretendua se Dier pengoi Ferndandezin, por ky vendim u anullua me anë të teknologjisë “ VAR”./Sport Ekspres/

https://twitter.com/UtdAlii/status/1274071371828649984

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online