“Jam fat për ekipet”, Ibrahimi flet për largimin nga Partizani: U habita si rodhën gjërat, Hoxha te Tirana? Djalë kampion, nuk do e bënte

Labinot Ibrahimi është një emër i njohur për futbollin në Shqipëri, veçanërisht për tifozët e Partizanit. Fanëllën e të kuqve e mbajti veshur për gjashtë vite me radhë dhe sezonin e shkuar ia doli edhe të kurorëzohej kampion. Tashmë mbrojtësi shqiptar vijon karrierën në radhëte Prishtinës, ku nën urdhërat e Dallkut synon të fitojë kampionatin. Nga titulli në titull, Ibrahimi shprehet edhe me humor se është një ogur i bardhë për skuadrat ku shkon. Në një intervistë për “Fax Sport“ me gazetaren Klevisa Alinani, futbollisti shqiptar flet për shumë çështje, që nga largimi prej Partizanit, çelësi i suksesit të Gegës e deri te pengjet e karrierës

“Më duket sikur jam bërë fat. Ngrita titullin kampion me Partizanin pas 26 viteve dhe ishte një kënaqësi shumë e madhe. Por para se të mbërrija te Partizani isha në Prishtinë, kam ngritur tituj, superkupën. Pastaj shkova te Partizani dhe ngrita titullin, ndërsa tani jam kthyer sërish te Prishtina dhe përsëri luftoj për titull”.

Situata e partizanit- “Për Partizanin do të ishte sukses të kalojë në Kupat e Europës, pasi në këtë gjende që ka kaluar skuadra është për të ardhur keq. Më vjen keq për ekipin dhe për tifozët e tij, pasi dihet që tifozët e Partizanit janë të shumtë në numër dhe e duan skuadrën lart e më lart”.

Nëse më kërkon tani Partizani? “Kam kontratë me Prishtinën dhe do e respektoj. Deri në fund të korrikut jam në kontratë me Prishtinën”.

Largimi nga të kuqtë- “Të them të drejtën unë kontratë kisha me Partizanin. Por u vendos shumë shpejt. U habita edhe unë si rodhën gjërat, vetëm kur mora vesh se do të kaloja te Prishtina dhe pranova. Duket sikur erdha me këmbë të mbarë”.

Gega- “Ishte si një baba për ne. Me të rrinim dhe pinim kafe, por kur finte puna te fusha ishte ndryshe. Harmonia ishte pika kryesore. Besoj ky ishte suksesi”.

Hoxha te Tirana? “Nuk e besoj se do e bënte. Alban Hoxha është një djalë kampion. Nuk do e bënte, as unë nuk do e bëja. Megjithëse nuk i dihet jetës”.

Pengu i karrierës- “Pengu më i madh që nuk isha në atë Kupën që fitoi Partizani, pasi edhe për dy ditë vinte ndeshja, ndërsa mua më thanë se duhet të ikja te Prishtina. Momenti më i lumtur ishte titulli kampion që fitova vjet me Partizanin”, është shprehur Labinot Ibrahimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online