VIDEO | Pogba i papërmbajtshëm, Junajtid shkëlqen ndaj Bornmuth

Mançerster Junajtid ka arritur një tjetër sukses në takimin e fundit të vitit 2019, ndaj skuadrës së Bornmuth. “Djajtë e kuq” triumfuan 4-i. Me një Pol Pogba që dhuroi një performancë mbresëlënëse.

Ishte francezi i cili realizoi dy herë në pjesën e parë, por merita e realizmit të parë ishte e Rashford, që ishte i papërmbajtshëm nga e djathta. Pogba shënoi pak pasi ishte mbushur gjysmë ore lojë, këtë herë duke goditur saktë me kokë. Në fraksionin e parë kishte vend edhe për dy gola të tjerë në pak sekonda diference. Fillimisht Rashford trefishoi rezultatin për vendasit, ndërsa miqtë ngushtuan diferencën pak sekonda se skuadrat të drejtoheshin në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Lukaku gëzoi duke shënuar pas rikthimit, i futur si zëvendësues, falë një pasimi të saktë të Pogbas. Mesfushori mund të kishte shënuar dhe golin e tretë, por shtylla i mohoi golin. Fitorja e tretë radhazi për ekipin e Junajtid që tashmë shkon në kuotën e 35 pikëve, duke u renditur në vendin e  gjashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online