VIDEO/ Po tallen me Mbape! Tifozi i Argjentinës i hedh Mesit maskën e breshkës ninja, ja se cili ishte reagimi i lojtarit

Messi arriti të udhëheqë Argjentinën dhe në tentativën e tij ndoshta të fundit, fitoi Kupën e Botës, i vetmi trofe që i mungonte në karrierë. Në një finale spektakolare, argjentinasit mundën Francën pas penalltive. Para ndeshjes, mediat në Francë shkruanin për faktin se Mbappe dhe Messi nuk janë aq miq të mirë sa besohet dhe se marrëdhënia e tyre në PSG është thjesht profesionale. Ata shtrënguan duart pas ndeshjes pasi Mbappe tha se e uroi Messin për fitimin e titullit, por sulmuesi francez nuk do të gëzohet shumë kur të shohë se çfarë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Buenos Aires gjatë festës së argjentinasve.

Njëri prej tifozëve i ka hedhur një maskë të breshkave ninja Messit, gjë që ka sjellë të qeshura te lojtarët e Argjentinës. Ndërkohë Mesi zgjodhi që t’ia hedhi maskën tifozit.  Mirëpo, një lëvizje e tillë nuk u pëlqeu francezëve, të cilët pretendojnë se është një provokim për Mbappe, i cili dihet se para disa vitesh ka mbajtur maskën e breshkës ninja, pasi shumë kanë thënë se pamja e tij ngjan me këta personazhe legjendar të filmave vizatimorë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online