Analiza, hap pas hapi/ E pabesueshme ajo që bëri portieri i Argjentinës, luajti me mendjen e francezëve dhe përdori “truke të pista” në çdo penallti

Argjentina arriti të mundte Francën dhe të shpallej kampione bote. Më shumë sesa një duel Mesi-Mbape, ky takim rezultoi një përballje Martinez-Mbape. Ylli i PSG arriti t’i shënonte tre herë, por Martinez fitoi trofeun në fund. A është vallë rastësi që portieri i Argjentinës të mbrojë gjithçka edhe nga pika e bardhë e penalltisë? Jo edhe aq, gjithçka nis me lojën mendore që krijon ky portier te kundërshtarët. Në bazë të një shpjegimi të fundit, tregohet hap pas hapi se çfarë ka bërë Martinez në gjuajtjen e penalltive të Francës.

Pika e parë

Argjentina shpallet kampione bote me penallti. Martinez ia del duke luajtur me psikologjinë e kundërshtarëve, i detyron të bëjnë dy gabime. Tani fillon edhe shpjegimi i lëvizjeve të tij. Teksa Lloris kishte përfunduar hedhjen e modhenës, Martinez kishte shkuar me shpejtësi në drejtim të portës ku duhej të gjuheshin penalltitë. Lloris po shkonte në drejtim të tij, ndërsa Martinez tregonte: “Kjo është shtëpia ime tani”.


Pika e dytë

Në fillim Martinez duket shumë miqësor me kundërshtarët. Një shtrëngim duarsh me Lloris, një shtrëngim duarsh edhe me Mbape. Ky ishte stili i tij, në fillim tregohet i ngrohtë dhe miqësor me këdo, në mënyrë që kundërshtari të heq dorë nga vigjilenca. Më pas nis kurthi i vërtetë.


Pika e tretë

Martinez fillon me lojërat në nisjen e penalltisë së parë, por është ende shumë i qetë. Ai i kërkon arbitrit që të kontrollojë vijën dhe vendosjen e topit nga ana e Mbape në penalltinë e parë. Arbitri i tregon vendin se ku duhet të kthehet pasi e kishte parë vendosjen e topit.


Pika e katërt

Me Coman fillon të rritet ndjeshëm presioni. Martinez i kërkon edhe njëherë tjetër arbitrit që të ndërhyjë dhet ë shoh vendosjen e topit. Kjo fillon ta nervozojë Coman që e humbet penalltinë. Martinez tregon se po e komandon zonën e portës.

 

Pika e pestë

Portierët festojnë rrallë në pritjen e penalltie, Martinez është përjashtim. Hulumtimet tregojnë se festimet e mëdha sinjalizojnë besim, dominim dhe epërsi duke ndikuar pozitivisht te shokët e ekipit dhe negativisht te kundërshtari. Martinez e nis festën që në penalltinë e parë të pritur.

 

Pika e gjashtë

Vjen momenti i Tchouameni. Martinez është i bindur se e ka gjithçka në kontroll. Ai merr topin dhe largohet si të ishte i tiji. Teksa arbitri dhe Tchouameni presin që Martinez të kthejë topin, portieri merr kohën e tij dhe u kërkon tifozëve argjentinas të bëjnë zhurmë. Më pas vendos që t’ia dorëzojë topin Tchouamenit, por në mënyrën e tij. Martinez e hedh tutje topin dhe nuk e kthen në vendin që i takonte. Tchouameni detyrohet të largohet nga pika ku ishte vendosur për të marrë topin e hedhur nga Martinez. Asnjë ndëshkim nga arbitri. Kur Tchoumeni bëhet gati për të gjuajtur, Martinez i jep një buzëqeshje vetkënaqësie.

 

Pika e shtatë

Martinez e di se Lloris mund të kopjojë lëvizjen e tij të mëparshme dhe të fillojë të përdorë lojërat për të ndikuar në psikologjinë e lojtarëve të Argjentinës. Për këtë arsye Martinez sigurohet që ta kapi shpejt topin dhe ta dorëzojë vetë te Paredes, duke mos i lënë asnjë shans Lloris që të imitojë lëvizjen e tij të mëparshme me Tchouamenin.

 

Pika e tetë

Pasi arbitri ia kupton stilin, e merr vetë topin në zotërim dhe nuk ia lejon Martinez, teksa Franca do gjuante penalltinë e katërt me Kolo Muani. Por këtë herë portieri i Argjentinës e mbylli me veprimet dhe nisi me fjalët. Ai fillimit komunikon me një anëtar të stafit në vijën anësore duke bërë disa gjeste dhe më pas i kthehet Kolo Muani duke i thënë: “Të kam parë”, për t’i lënë të kuptohet se e di se ku do t’i gjuajë penalltinë. Lojërat mendore të Emi Martinez janë të mëdha, të paparashikueshme dhe të llogaritura. Ai është Makiaveli i futbollit dhe ka nxitur të tjerët ta kopjojnë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online