“Myrto Uzuni është i shkëlqyer, por te Granada duan më shumë gola”! Spanjollët shtojnë konkurrencën për shqiptarin me një sulmues nga Argjentina

Myrto Uzuni është duke kryesuar listën e golashënuesve në Spanjë, teksa ka shënuar 10 gola me Granadan. Kjo nuk po i mjafton skuadrës që mban vendin e 6 në renditje dhe është ende larg kryesimit.

Në Spanjë tregojnë se trajneri Lopez po synon që të shtojë konkurrencën për sulmuesin shqiptar. Tashmë po punohet për të marrë lojtarin nga Argjentina, Adolfo Gaich. 23-vjeçari është pjesë e Cska Moskës në Rusi dhe një kalim të tillë do ta pranonte menjëherë.

“Myrto Uzuni është i shkëlqyer me formën që ka treguar, por te Granada duan më shumë gola. Sidomos në një ekip që krijon shumë raste përpara portës kundërshtare”, thuhet mës të tjerash në raportimin e medias spanjolle, “Elgoldigital”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online