VIDEO/ “Po ndërtojmë një ëndërr”! Barcelona zbulon projektin madhështor, ja si do të duket “Camp Nou“

I konsideruar si një nga stadiumet më të rëndësishme të Europës, “Camp Nou” do i nënshtrohet një rikonstruksioni për t’u kthyer në një nga më modernët në kontinet e më gjerë. Barcelona ka zbuluar projektin madhështor përmes një videoje të shpërndarë në kanalet e veta zyrtare. Të gjitha ulëset do të jenë të mbuluara, kushtet do të përmirësohen si dhe do të integrohet një kampus, i cili do të jetë qendra më e madhe sportive dhe argëtuese në Europë.

Gjithashtu pjesë e projektit nuk është vetëm stadiumi. Klubi do të ndërtojë një hotel si dhe një sallë lojërash me 15 mijë vende, ku do të zhvillohen ndeshjet e lojërave me dorë si dhe do të përdoret për koncerte të ndryshme. Një projekt vërtetë ambicioz ky, që pritet ta bëjë mitikun “Camp Nou“ edhe më hijerëndë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online