VIDEO/ Luajti dy ndeshje në një ditë, zbulimit të ri të Guardiolës i mjaftojnë vetëm 2 minuta për golin e parë në Champions

Cole Palmer është zbulimi më i ri i Pep Guardiolës. Mesfushori 19-vjeçar po fillon të ketë minuta me ekipin e parë të Manchester City-t, ku në të ardhmen shpresojnë që të kthehet në një pikë kyçe të ekipit. Në fundjavë tërhoqi një vëmendje të madhe për faktin se luajti dy ndeshje brenda ditës, në fillim u aktivizua me ekipin e parë kundër Burnley-t e më pas shënoi hat-trick me ekipin U23.

Ndërkohë sot ka festuar golin e tij të parë në Champions League. Vetëm 2 minuta i kanë mjaftuar në fushë për të tundur rrjetën e Club Brugge. Cole u aktivizua nga Guardiola në minutën e 65, teksa në të 67-n shënoi golin e 4-t për Manchester City-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/SazMCFC/status/1450525861048893442

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online