VIDEO/ Plas sherri mes lojtarëve te Chelsea-Leicester, Timo Werner kërcen për t’i acaruar pas goditjes

Chelsea e humbi trofeun e “FA Cup” pasi u mund nga Leicester në shifrat 0-1. Menjëherë pas kësaj ndeshje ka ardhur përballja e radhës në kampionat, vetëm tre ditë më vomë. Këtë herë ishte ekipi i Tuchel që fitoi në shifrat 2-1.

Rëndësia ishte po aq e madhe sa një finale trofeu pasi bëhej fjalë për ekipin që do të siguronte “Champions League”. Me fitoren e arritur, Chelsea e ka siguruar këtë kompeticion për sezonin e ardhshëm. Nga krahu tjetër Leicester është vetëm tre pikë larg Liverpulit që ka një ndeshje më tepër për të zhvilluar.

Por djemtë e Klop kanë golavarazh më të mirë se Leicester me 1 gol më tepër dhe kjo do t’i rendiste më lartë, ndërsa ka mbetur edhe një përballje nga fundi për Leicesterin. Kjo situatë e tensionuar ka bërë që lojtarët të përleshen në fushën e blertë.

Rudiger ka nisur shkëndijën dhe të dy ekipeve kanë vazhduar përplasjen deri në qetësimin e situatës. Ndërsa si për t’i acaruar edhe më tepër rivalët mendoi Ëerner që zgjodhi të kërcente pas vërshëllimës së arbitrit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online