Barca dhe Eibari kanë dhuruar spektakël në 45 minutat e para, teksa janë shënuar plot 4 gola me fraksionin e parë që u mbyll në barazim 2-2.
Kryefjala e ndeshjes ishte padyshim Lionel Mesi, i cili vijon të mrekullojë. Barça po humbiste 1-0 deri në minutën e 30-të pas golit të Cucurelas.
Gjithsesi, kur ke një lojtar si Mesi në ekip, një disavantazh i tillë nuk është problem. Dy minuta dhe dy gola të shënuar për të përmbysur gjithçka.
Fillimisht një kombinim perfekt me Vidal, ndërsa më pas një kundërsulm vrasës, ku portierin e mposht me një parabël të mrekullueshme.
Sidoqoftë, vendasit reaguan në fund, teksa ishte De Blasis, i cili i çoi ekipet në baraspeshë të plotë drejt dhomave të zhveshjes.