VIDEO/ Pjesë e parë e çmendur, në Totenhem-Everton shënohen 4 gola në 12 minuta

Totenhami është shumë larg formës përpara vitit 2021, teksa është duke humbur edhe ndaj Evertonit në fazën e 1/8 të FA CUP. Edhe pse kaluan në avantazh në minutën e 3-të me Sanchez, skuadra e drejtuar nga Murinjo u kthye në mbrojtje dhe kontrollin e lojës e mori Evertoni.

Calvert-Leëin barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 36-të, me një asist të dhuruar nga Sigursdon. Vetëm 2 minuta më vonë Calvert-Leëin do dhuronte një top për Richarlison i cili përmbysi gjithçka në 2-1. Por Evertoni nuk u ndal dhe në minutën e 43-të Sigurdson realizon nga penalltia dhe i vendos shifrat në 3-1.

Teksa dukej se gjithçka po mbyllej në 3-1, në minutën e 47-të Lamela shënon golin e dytë për Totenhamin duke hapur përsëri sfidën. Pjesa e parë ishte mjaft e çmendur, teksa u shënuan 4 gola për 12 minuta./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online