VIDEO/ Gjimshiti fiton derbin e shqiptareve dhe gjen Juventusin, e bukura dhe bisha në finalen e Kupës së Italisë

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë ka rezervuar një derbi shqiptarësh në fushën e lojës. Rrahmani-Hysaj përballë Berat Gjimshitit. Por pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit festa i takonte pikërisht Berat Gjimshitit. Atalanta mposhti me shifrat 3-1 ekipin e Napolit, duke siguruar kështu biletën për në finale.

I pari e tundi rrjetën Duvan Zapata, ndërsa në minutën e 16 Pesina dyfishon shifrat. Napoli kundërpërgjigjet në pjesën e dytë me Lozanon, por është sërish Pesina ai që në minutën e 78 mbyll përfundimisht ëndrrat e skuadrës së Gatuzos.

Loja e bukur e Gasperinit ka dhënë sërish frytet, por në finalen e Kupës së Italisë “e bukura” do të gjejë përballë “bishën” Juventus. “Zonja e vjetër” po tregon rritje nga ndeshja në ndeshje dhe një skuadër që gjithnjë ka uri për trofe padyshim që do ia bëjë mbrëmjen mëse të vështirë Gjimshitit dhe Atalantës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/LoelRM/status/1359615120536649728

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online