Nikolas Latifi debuton në Formula 1! Duke u nisur nga mbiemri menjëherë mendohet për një pilot shqiptar, ndërsa në këtë rast bëhet fjalë për një garues kanadez. Shpeshherë ka pasur edhe një ngatërresë në median e shkruar për origjinën e Nikolas, ndërsa mbron ngjyrat e Kanadasë në “Formula 1”.
E veçanta në lidhje me këtë pilot është fakti se ka bërë aksidentin e parë për vitin 2020. Pra “Formula 1” është rikthyer dhe ka parakaluar me shpejtësinë e saj të frikshme pandeminë e Koronavirusit, që prishi jo pak planet e organizatorëve.
Me makinën “Williams”, Latifi do të godiste barrierën mbrojtëse dhe makina i humbi nga kontrolli. Por fatmirësisht për skuderinë duke prishur vetëm pjesën e pëparme të makinës e cila nuk kërkon kohë të madhe për t’u risjellë në gjendjen fillestare. Pra në këtë vit do të kemi edhe një pilot që mban mbiemrin aq shumë të dëgjuar në trevat tona, por që nuk i përket Shqipërisë. Gjithsesi në “Formula 3” po rritet Lirim Zendeli që cilësohet si një talent i së ardhmes dhe i përket shqiptarëve. /Sport Ekspres/
#AustrianGP ?? | ? Primer accidente fuerte de la temporada: Nicholas Latifi golpeó su Williams a horas de la clasificación.pic.twitter.com/niawg8ttWP
— Pilotos de Primera (@pilotosdprimera) July 4, 2020