Bruno Dita vendos për të ardhmen, futbollisti lë Skënderbeun dhe hedh firmën në skuadrën e re

Bruno Ditës i ka përfunduar kontrata me Skënderbeun dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë larg Korçës. Mesfushori shqiptar ka bërë mirë këtë sezon, ku ka qenë një prej elementeve kyçe të skuadrës së Ilir Dajës. Paraqitjet e mira kanë bërë që Dita të bjerë në syrin e ekipeve të tjera, ndërsa nga Maqedonia e Veriut zbulojnë edhe të ardhmen e tij.

Sipas “Sportmedia.mk” futbollisti shqiptar ka hedhur firmën në kontratë me Shkëndijën e Tetovës. Media në fjalë tregon se gjithçka është e kryer dhe se zyrtarizimi pritet të vijë në vijim. Gjithashtu konfirmohet në stolin kuqezi edhe Ernest Gjoka, i cili u përfol prej disa kohësh për një largim nga skuadra shqiptare e Tetovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online