VIDEO/ Pika ku ka përfunduar “Zonja e Vjetër”, Vlahovic “e poshtëron” me panenkën perfekte

Juventusi ka rrëshkitur tërësisht në këtë sezon dhe pas zhgënjimit në “Champions League”, humbi edhe titullin kampion në Serinë A pas dominimit të gjatë. Sikur të mos mjaftonte me kaq, bardhezinjtë duhet të luftojnë shumë për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Fiorentina po fiton në shifrat 1-0 kundër Juventusit, ndërsa ka përfunduar pjesa e parë. Goli i vetëm i takimit është shënuar deri tani nga Vlahovic në minutën e 30. Ekzekutimi i penalltisë ka qenë “poshtërim” për Sheznin pasi u provua panenka që ka rezultuar perfekte.

Nëse kjo ndeshje e Juventusit do të përfundojë me humbje kundër Fiorentinës që nuk ka asnjë objektiv në Serinë A, atëherë Napoli ka shansin ideal për ta dërguar Juventusin përkohësisht në “Europa League”. Nga kjo situatë mund të kuptojmë fare mirë edhe Agnellin se shpëtimi i vetëm për bardhezinjtë duket të jetë Superliga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online