VIDEO/ Pesë golat e Spanjës veniten nga spektakli Suedi-Poloni, drama vendoset në sekondat e fundit nga Klaeson

0

Grupi E ka dhënë verdiktin final ditën e sotme, duke na njohur me pamjen përfundimtare të tij. Spanja tregoi edhe njëherë fuqinë e saj, duke u mbyllur disi gojën kritikave të shumta që po adresoheshin drejt tyre. Andaluzianët kanë “ndezur motorrët” në ndeshjen e fundit, teksa kanë mposhtur me goleadë 5-0 Sllovakinë. Një autogol qesharak hapi serinë e golave, ndërsa më pas “furia e kuqe” e Luis Enrikes nuk do të dinte të ndalej më. Por pesë golat e Spanjës do të veniten nga spektakli Suedi-Poloni.

Kjo sfidë rezultoi një dramë të cilën duheshin sekondat e fundit për ta mbyllur. Forsberg tund rrjetën që në minutën e dytë, ndërsa në të 59-ën dyfishoi rezultatin. Levandovski do të kundërpërgjigjej vetëm 2 minuta më vonë, ndërsa të 84-tën barazoi gjithçka. Por drama do të vijonte deri në sekondat e fundit, atëherë kur Klaeson vulon fatin përfundimtar të kësaj sfide në 3-2. Një rezultat ky që i jep Suedisë kreun dhe Spanja renditet e dyta në grupin E./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIVE, Sllovaki-Spanjë 0-4 Dubrovka (autogol) 30‘, Laporte 45’+2’, Sarabia 56′, Torres 67′, Kucka 71′(aut.) 

LIVE, Suedi-Poloni 2-2 Forsberg 2’, 59′, Klaeson 90’+3’/ Levandovski 61′, 84′

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.