“Italia si Spanja dikur”, Pesmaçiu surprizohet nga “axurrët”: Bëjnë një tiki-taka si kurrë më parë

Jurgen Pesmaçiu ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Sport”. Futbollisti i Tiranës ka folur edhe sa i përket kampionatit europian duke veçuar “tiki-takan” e Italisë.

“Momentalisht jam me të rinjtë e Tiranës dhe këtë sezon kam bërë 7 gola. Për mua skuadra Italia ka surprizuar me lojën e saj. Ka filluar të bëjë një lojë tiki-taka që nuk e ka bërë kurrë më parë.

Unë në fakt jam në mbështetje të Francës, por Italia e ka ndryshuar totalisht lojën. Bëjnë shumë presion dhe qarkullojnë shumë mirë me topin, ashtu sikurse Spanja dikur”, tha Pesmaçiu./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online