E FUNDIT/ Lëvizje e bujshme te Laçi, do të largohet trajnerin Cungu pas përplasjeve me presidentin

Dy barazime rishtazi nuk janë pritur mirë te Laçi. Aq më tepër ai i ditës së sotme, ku u befasuan në momentet e fundit të ndeshjes nga Kastrioti i sapongjitur në elitë, që në fushë luante për shumë minuta me 1 lojtar më pak. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport“ trajneri Armando Cungu është përplasur me presidentin e klubit pas ndeshjes.

Ky konflikt pritet të sjellë lëvizje të bujshme në kampin e kurbinasve, teksa kreu i pankinës së Laçit do të lërë postin e tij në ekip. Skuadra kurbinase ka ndërtuar një grup mjaft të mirë lojtarësh me të cilët kërkon të arrijë edhe më shumë se Europa, por kjo nisje aspak pozitive ka bërë që njeriu që do i prijë këtë sezon të mos jetë Armando Cungu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online