VIDEO/ Përmirësohet sulmi por thyhet mbrojtja! Shqipëria del me humbje nga Çekia, perla e Cikalleshit nuk sjell rezultat pozitiv

LIVE, Çeki-Shqipëri 3-1 Schick 18′, Masopust 69′, Celustka 89’/ Cikalleshi 42′

Shqipëria e ka mbyllur testin e dytë miqësor me një humbje 3-1 përballë Çekisë. Nëse në ndeshjen e parë kundër Uellsit mbrojta ishte një mur i pathyeshëm, por sulmi ishte për tu harruar, këtë herë ndodh e anasjellta. Kuqezinjtë e nisin me vrull takimin, por kundërshtarët më pas fitojnë terren dhe arrijnë të depërtojnë lehtësisht në mbrojtjen kuqezi, e cila thyhet në minutën e 18 nga Schick. ndërkohë pak minuta para përfundimti të pjesës së parë, Sokol Cikalleshi dhuron një perlë nga distanca që lë të mahnitur edhe portierin, por pa mundur të sjellë një rezultat pozitiv për ekipin tonë kombëtar.

Djemtë e Edi Rejës tregojnë se kanë bërë hapa para në aspektin sulmues, teksa rrezikojnë disa herë portën çeke, por pa gjetur përsëri golin. Gjë të cilën e bën Çekia, fillimisht në mintën e 69 dhe më pas në të 89-ën duke mbyllur kështu ndeshjen. Kuqezinjtë vazhdojnë të sulmojnë deri në fund, por shtylla i mohon golin Keidi Bares. Shqipëria humb kështu me shifrat 3-1, një rezultat ky që kurrsesi nuk është i drejtë për atë çfarë u pa në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online