VIDEO/ Përmbysje ëndrrash për tifozët e Realit! “Los Blancos“ kthejnë shifrat në minutën e 99, Karvahali i jep vendin e parë madrilenëve

Reali i Madridit ka rimarrë kreun në La Liga. Madrilenët kanë realizuar një përmbysje ëndrrash si një dhuratë për tifozët e tyre. Almeria e vendit të fundit befasoi “los blancos” që në minutën e parë të ndeshjes me anë të Ramazanit. Dy minuta përpara fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Gonzalezi dyfishoi shifrat për Almerian.

Në minutën e 57, Bellinghemi ngushtoi diferencat nga 11 metrat, ndërsa 10 minuta më vonë Viniciusi ktheu baraspeshën. Por madrilenët nuk dorëzohen. Kur kronometri po numëronte minutën e 9 të shtesës, Dani Karvahali e shtyu topin përtej vijës fatale, duke ndezur festën e fitores në “Santiago Bernabeu“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online