Një fitore dramatike ishte ajo e Milanit kundër Lacios. Kuqezinjtë arritën që të fitonin në shifrat 1-2 ndaj ekipit të Sarit. Goli i parë u shënua nga Imobile në minutën e katërt. Barazimi do të vinte në të 50 me Giroud.
Ndërkohë goli i fitores dhe i përmbysjes është ofruar nga Tonali në të 90. Tashmë Milani ka marrë sërish kreun e Serisë A duke lënë Interin me dy pikë pas vetes, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar. /Sport Ekspres/