VIDEO/ Përleshje masive në fushë pas golit, arbitri ndërpret ndeshjen e dy ekipeve shqiptare pas festës së golit

0

Një ngjarje që të kthen pas në kohë është ajo që ka ndodhur në Ligën e Dytë të Kosovës. Takimi mes Fushë Kosovës dhe Vjosës ka zgjatur vetëm 60 minuta, pasi është ndërprerë nga gjyqtari kryesor. Shkak për këtë është bërë përleshja masive në fushën e lojës, që përfshiu lojtarët dhe tifozët.

Fushë Kosova kishte shënuar gol dhe kishte nisur për këtë arsye festën. Por miqtë kanë vendosur të mos humbasin kohë e të nisin menjëherë lojën për të tundur më pas rrjetën. Megjithatë goli është anuluar nga arbitri dhe kështu ka nisur edhe sheri mes skuadrave dhe tifozëve. Ekipi i Vjosës është tërhequr nga fusha dhe ka njoftuar delegatin dhe arbitrin se nuk kanë siguri fizike për t’ju rikthyer përsëri lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.