VIDEO | Perlë, Haxhi Jr. i shtang të gjithë nga goditja e këndit!

0

Është vetëm 19 vjeç dhe po ndjek gjurmët e të atit, Xhorxh Haxhit. Janis, pjesë e Vitorul në Rumani, edhe pse luan si mesfushor, ka treguar se di të shkojë shpesh te goli. Vjet realizoi gjashtë të tillë në kampionat, ndërkohë që sivjet ka realizuar një.

Janis Haxhi është edhe pjesë e Shpresave të Rumanisë dhe një ditë më parë ka realizuar një gol fantastik kundër Bosnje Hercegovinës. Mesfushori ka goditur drejt e nga këndi dhe harkimi i tij ka shkuar drejt e në rrjetë.

Portieri nuk kishte asnjë mundësi reagimi dhe më pas ka pasur vetëm festë në fushë e tribuna. Sigurisht edhe legjenda Xhorxh së bashku me bashkëshorten kanë festuar golin e mrekullueshëm të Janis. I riu nuk shënon për herë të parë nga goditja e këndit, pasi ka realizuar edhe para pesë vitesh.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.