VIDEO/ Perla e vitit! Të gjithë po tallen me këtë lojtar, politikani në Ganë i drejtohet kundërshtarit të tij: Jeni Harry Maguire i ekonomisë së vendit

0

Lojtari i Anglisë, Harry Maguire është shënjestër e shpeshtë e mediave në mbarë botën për paraqitjet e dobëta në fushë, ndërsa emri i mbrojtësit të Manchester United ka mbërritur edhe në politikën e Ganës. Politikani ganez Isaac Adongo e ka krahasuar Mahamadu Baëumi me Harry Maguire dhe pretendon se ai arriti të bënte kërdinë në ekonominë e vendit me lëvizjet e tij dhe e quajti atë “Maguire i ekonomisë”.

Adongo i prezantoi Harry Maguire një rivali politik si një njeri që i pëlqen të shënojë autogola dhe po shkatërron ekonominë e vendit. “Ekziston një futbollist i quajtur Harry Maguire i cili luan për Manchester United. Ai luan mbrojtje, i pengon të gjithë me radhë, madje edhe lojtarët e United dhe asiston kundërshtarët. Kur kundërshtari nuk mund të shënojë një gol, Maguire do të shënojë për ta.” tha Adongo ndërsa po qeshnin të gjithë.

“Ky zotëri do të bëhet Maguajri i ekonomisë sonë. Ky “Maguire i ekonomisë” tani po na jep mësime se çfarë dhe si të bëjmë dhe ka prishur gjithçka. Kur Maguire i jepet një shans ai bëhet një rrezik për objektivin e tij. Magjistari ynë ekonomik, Dr. Baëumia ka hyrë në thelbin e ekonomisë sonë dhe po e shkatërron atë. Ju do të mbaheni mend si Harry Maguire i ekonomisë së këtij vendi”, tha politikani ganez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.