VIDEO | “Perla” e radhës nga Cetkoviç, fantazisti dhuron spektakël në kampionatin malazez

Marko Cetkoviç ka qenë një ndër lojtarët më interesantë që kanë shkelur në futbollin shqiptar. Fantazisti malazez njihej për elegancën me topin dhe për djathtën e rrezikshme.

Në verë ishte shumë pranë kalimit te Tirana, por transferta u prish në momentin e fundit. Vendim ky që po rezulton i goditur, pasi 32-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik me Sutjeskën, ekip që kryeson  kampionatin malazez.

Në mesjavë, Cetkoviç u rikthye te goli me një nga specialitet e tij. Malazezi i dha avantazhin skuadrës së tij me anë goditje nga distanca. Goli ishte fantastik, por festa ishte disi e përmbajtur, pasi i shënoi Buduçnostit, skuadër me të cilën ka luajtur më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online