Marko Cetkoviç ka qenë një ndër lojtarët më interesantë që kanë shkelur në futbollin shqiptar. Fantazisti malazez njihej për elegancën me topin dhe për djathtën e rrezikshme.
Në verë ishte shumë pranë kalimit te Tirana, por transferta u prish në momentin e fundit. Vendim ky që po rezulton i goditur, pasi 32-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik me Sutjeskën, ekip që kryeson kampionatin malazez.
Në mesjavë, Cetkoviç u rikthye te goli me një nga specialitet e tij. Malazezi i dha avantazhin skuadrës së tij me anë goditje nga distanca. Goli ishte fantastik, por festa ishte disi e përmbajtur, pasi i shënoi Buduçnostit, skuadër me të cilën ka luajtur më parë.