VIDEO/ Perfeksioni i Kasemiros thyen fortesën helvete dhe kualifikon Brazilin, Zvicra luan gjithë shanset e saj kundër Serbisë

Brazili bëhet skuadra e dytë që siguron kualifikimin për në fazën me eliminim direkt në këtë Kupë Bote. Zvicra u tregua një ekip mjaft i organizuar dhe i mirëvendosur në fushën e lojës, por spektaklin brazilian vështirë se mund ta ndalësh. Vinicius Xhunior shkundi rrjetën në pjesën e dytë të takimit, por teknologjia i nërpreu buzëqeshjen në fytyrë, teksa u sinjalizua për një ardhje të nga pozicioni jashtë loje të Riçarlisonit.

Megjithatë loja e bukur braziliane prodhon gjithnjë rrezikshëri dhe krijon në çdo moment mbrojtjes zvicerane. Fortesa helvete do të thyhej në minutën e 82-të, kur Kasemiro arrin perfeksionin me goditjen e tij me të jashtmen, e cila e dërgon topin atje ku askush nuk mund ta ndalonte. Brazili fiton kështu me rezultatin 1-0 dhe kalon në fazën tjetër, ndërsa Zvicra tashmë do të luajë të gjitha shanset e saj me Serbinë, ndaj së cilës i nevojiten tre pikët, për të mos lënë vend për surpriza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online