Barcelona i dha fund një ecurie prej nëntë ndeshjesh pa humbje. Katalanasit u mundën nga skuadra e Levantes me rezultatin 2 – 1 , në takimin në vajtje të Kupës së Mbretit. Në Valencia (Levante është skuadra e dytë e qytetit), të dy trajnerët kursyen pjesën dërrmuese të lojtarëve titullar, duke i besuar alternativave të stolit.
Të zotëve të shtëpisë i mjaftuan 18 minuta për të tundur dy herë rrjetën e Barcelonës. Presioni i vendasve nuk ndaloi pas dy golave të parë, por portieri holandez Silesen, i mohoi kënaqësinë e një goli të tretë.
Barcelona ngushtoi diferencën me anë të 11-metërshi në minutën e 85-të. Për të përcaktuar ekipin që do të shkojnë në çerekfinalet e Kupës, do duhet të kryhet dhe ndeshje e dytë, kësaj herë ne “Camp Nou”, ku katalanasit do të kenë mundësinë për të shlyer gabimi e sotëm para fansave të tyre.