Ndeshja e sotme mes Celtic dhe Livingston ka hapur polemika sa i përket një 11 metërshi të akorduar në minutën e 92-të. Topi gjendej në duart e portierit të Livingston, por në momentin që bëhej gati të niste aksionin për skuadrën e tij, Obileye godet me shuplakë pas koke kundërshtarin.
Një gjest ky që sigurisht ka sjellë një karton të kuq për mbrojtësin, por e deri diku i pabesueshëm ka qenë akordimi i penalltisë në favor të Celtic. Kontakti ka qenë pa top dhe nuk përbënte rrezikshmëri për portën e Livingston. por arbitri e ka gjykuar ndryshe. Megjithatë ndeshja ka përfunduar me shifrat 0-0, teksa portieri e ka pritur 11 metërshin e ekzekutuar nga Giakoumakis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/nmcpht/status/1454527083984695299