Episodet e çuditshme janë pjesë e futbollit dhe ndodhin shpesh. Së fundmi, diçka e veçantë ka ndodhur në Izrael në sfidën mes Jehudas dhe Makabit të Tel Avivit.
Kampionët e konfirmuar të Makabit triumfuan pastër 0-2, por përpara se të kalonin në avantazh humbën një mundësi të artë, teksa patën në dispozicion një 11-metërsh.
Goditja e Atizilit ishte e gjitha për t’u harruar, krejtësisht komike, me lojtarin që rrëshket dhe goditja e tij, nuk mund të quhet as goditje… Gjithsesi, vijimi i aksionit sjell gol, pasi një nga lojtarët e Makabit tregohet i vëmendshëm dhe çon topin në rrjetë.
Festë ka vetëm për pak sekonda, pasi sistemi VAR e anulon golin, për shkakun se Atzili e kishte prekur me të dyja këmbët, gjë që nuk lejohet në penallti.