Në “Velodrome” u luajt mbrëmë derbi i zjarrtë i Francës. Marseja priti PSG-në në shtëpi, por në fund loja nuk prodhoi një fitues. Spektakli nuk mungoi gjatë ndeshjes, megjithëse nuk pati gola nga asnjëri krah. Messi përjetoi për herë të parë ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit francez, ku u njoh me pasionin e çmendur të tifozëve, aq sa u desh që forcat e sigurisë të qendronin me mburoja për të mbrojtur lojtarët e PSG-së gjatë ekzekutimit të goditjeve të këndit.
Por ai që tërhoqi një vëmendje të madhe ishte driblimi i Payet. Futbollisti i Marsejës fiton brohoritjet e tifozëve të tij, pasi bën atë që pak lojtarë kanë guxuar. Me një veprmin mjaft të bukur Dimitri Payet “vallëzon” me topin dhe “turpëron” Messi-n në fushën e lojës. Driblim ky që menjëherë është shpërndarë nga tifozë të shumtë në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Payet humiliating their GOAT. ??https://t.co/W8dayZU711
— Mu Fahad. (@TheRizziah) October 25, 2021