Lazio është duke humbur me shifrat 1-0 në sfidën kundër Feyenoord-it dhe fajtori kryesor është portieri Provedel. Pasardhësi i Strakoshës në portën bardhekaltër është bërë qesharak mbrëmjen e sotme në Europa League, teksa është përgjegjës për një gafë të pafalshme.
Në minutën e 64-t, Provedel lëviz përpara për të ndalur lojtarin e skuadrës holandeze. 28-vjeçari vendos duart përpara për të kontrolluar topin, por në mënyrë të pabesueshmë ky i fundit përfundon mes këmbëve të tij. Gimenez përfiton nga kjo situatë dhe arrin të shënojë në portën e Lazio-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Provedel??? ?pic.twitter.com/bTIV7LeuJo
— GonçaloDias17 (@goncalo_diass17) November 3, 2022