Ballkani i Dajës si Barcelona, shifrat ndaj Cluj-it në Rumani janë të jashtëzakonshme

Ballkani ka përmbyllur sot pjesëmarrjen historike në grupet e Conference League-s. Kampionët e Kosovës janë mposhtur minimalisht 1-0 nga CFR Cluj-i, por statistikat që vijnë nga Rumania janë të jashtëzakonshme. Ballkani i Ilir Dajës e mbyll ndeshjen me statistika si të Barcelonës.

Suharekasit kanë dominuar ndeshjen, teksa kanë pasur kontrollin e topit për 74% të kohës, krahasuar me 26% mbajtje të topit nga kundërshtari. Gjithashtu, ekipi ka provuar 10 herë golin, ndër të cilat tre goditje kanë qenë në kuadrat. Ballkani e mbyll grupin në vendin e 4-t me 4 pikë të grumbulluara, ndërsa Cluj kalon në fazën me eliminim direkt, pasi renditet e 2-ta me 10 pikë në total./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online