Zyrtare/ Luan ndeshjen e fundit në “Camp Nou“, Pique njofton tërheqjen nga futbolli me një video emocionuese

Gerard Pique ka bërë një njoftim të papritur ditën e sotme. Mbrojtësi spanjoll ka zyrtarizuar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. 35-vjeçari ka shpërndarë në kanalet e tij zyrtare në rrjetet sociale një video emocionuese, ku jep edhe lajmin për varjen e këpucëve në gozhdë.

Në video shfaqen imazhe të tij që nga fëmijëria, duke theksuar faktin se gjithnjë është rritur me dëshirën për të qenë pjesë e Barcelonës. Ëndrrat e tij janë përmbushur dhe tashmë është momenti për t’u larguar. Pique ka konfirmuar se ndeshja e kësaj fundjave do të jetë e fundit për të në “Camp Nou“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online