VIDEO/ Pas derbit edhe klasiken! Tirana e Shehit është e frikshme, del me 3 pikë dhe 10 lojtarë nga klasikja me Vllazninë

Vllaznia-Tirana 2-0 Xhixha 30′, Seferi 80′

E gjithë vëmendja ishte e përqendruar te klasikja e futbollit shqiptar në këtë javë të Superiores. Pas derbit të fituar, Tirana e Shehit hedh kandidaturën si pretedenti kryesor për titullin kampion. Bardheblutë kanë arritur që të fitojnë ndaj Vllaznisë me shifrat 0-2. Goli i parë erdhi pas pasimit fantastik të Tolit që nxori Xhixhën para portierit kundërshtar.

Një lëvizje e sulmuesit të Tiranës dhe dalje e nxituar e Zogovic bëri që Xhixha të hynte me topin në rrjetë. Ndërkohë në mesin e pjesës së dytë u mendua se ndeshja do të ndizej pasi Toli u ndëshkua me karton të kuq, me VAR që ktheu vendimin e kryesorit për kartonin e verdhë. Por ishte Taulant Seferi që mbylli historinë e ndeshjes në minutën e 80, me lojtarët shkodranë që u panë të dorëzuar. /Sport Ekspres/

Vllaznia do të përballet kundër Tiranës dhe e gjitha vëmendja është për këtë klasike të futbollit shqiptar. Provokimet kanë nisur mes tifozëve që pa nisur ndeshja pasi dihet historia e përplasjes së tyre para disa vitesh.

“Tirona Fanatics” ka reaguar edhe me disa fjalëve fyese për Vllazninë, ndërsa tifozët shkodranë kanë kërkuar që mbështetësit e Tiranës të mos lejohen në stadium. FSHF nuk e ka pranuar këtë kërkesë, duke e trajtuar si të gjitha ndeshjet e tjera dhe tifozët e Tiranës do të jenë në vendet e tyre. Pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogoviç, Dianje, Adili, Fangaj, Heric, Krymi, Jonuzi, Hakaj, Latifi, Aralica, Gjurgjevik

Tirana: Bekaj, Toshevski, Ismajlgeci, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Vesel Limaj, Totre, Xhixha, Ngo, Seferi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online