Partizani është shpallur kampion dimri, por kampionë të vërtetë janë treguar dhe jashtë fushe. Sot, skuadra e kuqe ka vendosur që të çojë pak gëzim në një familjen në Cërrik, teksa disa nga futbollistët e skuadrës kanë udhëtuar për të dërguar disa dhurata dhe ushqime për disa nga familjet në nevojë.
Faqja e Partizanit ka publikuar një video në faqen zyrtare, ku shihet se vetë lojtarët kanë dërguar ushqimet dhe dhurata në disa nga qendrat e kujdesit, por edhe familjet në nevojë. Një gjest i madha nga ekipi kryeqytetas, që për të disatën herë bëhet pjesë e nismave për bamirësi.
https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/266091807392530/